Sazan Ibrahimi jep detaje nga takimi me Nagavcin: Në një formë e ka pranuar fajin sa i përket furnizimit të komunave me tekstet shkollore

- Advertisement -

Drejtori AKK-së, Sazan Ibrahimi ka dhënë më shumë detaje në takimin që ka pasur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në takim me drejtorët komunal të arsimit.

Ibrahimi  tregon se në njëfarë forme, Nagavci ka pranuar fajin rreth çështjes së librave.

- Advertisement -

“Drejtorët komunal të Arsimit janë takuar me ministren Nagavci, ku kjo e fundit po them kushtimisht që e ka pranuar fajin sa i përket furnizimit të komunave me tekstet shkollore”, tha Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit nesër dikur rreth 50% e nxënësve nuk do të jenë të furnizuar me libra.

Komunat i kanë kryer të gjitha përgatitjet sa i përket përgjegjësive të tyre ligjore, por duke marrë parasysh faktin që janë mbi 200 mijë nxënës që fillojnë mësimin nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, ministria është e obliguar ligjërisht t’i furnizojë me tekstet mësimore, ndërsa sipas shënimeve të djeshme ishin diku 80 mijë aplikime, nga kjo po del që mbi 50-60% nga nxënësit nuk do të furnizohen me tekste shkollore ditën e nesërme”, përfundoi Ibrahimi.