Sa herë që përmendet emri i shkollës fillore “Eqrem Çabej” në Mitrovicë nuk është e mundshme që të mos lidhet me një nga emrat simbol të kësaj shkolle, Sanije Raifin.
Ajo ka lindur në vitin 1964 në Mitrovicë, ku edhe ka kryer shkollën fillore dhe të mesme. Studimet i vazhdoi në Fakultetin Filozofik në Prishtinë ku edhe diplomoi në degën e Pedagogjisë.
Punën në arsim e ka filluar si edukatore ne konviktin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë ne vitin 1987. Nga viti 1991, atëherë kur shkolla shqipe u pavarësua ka vazhduar punën si profesoreshë e lëndës së Psikologjisë.
Nga viti 1994 e deri në vitin 2001 Raifi ka punuar si pedagoge e shkollës fillore “Muharem Bekteshi”, tash “Eqrem Çabej” në Mitrovicë. Nga viti 2001 deri në 2006 ka vazhduar të punojë në këtë shkollë si mësimdhënëse e ciklit të ulët gjersa nga viti 2006 deri në vitin 2014 ka shërbyer si drejtore e po kësaj shkolle.
Raifi nga viti 2014 punon si pedagoge e shkollës “Eqrem Cabej” ku vazhdon të jetë e angazhuar edhe më tutje.
Dashuria dhe afërsia e saj me fëmijët që vijnë për t’u regjistruar në shkollë por edhe me nxënësit që u shërbeu si mësuese ka bërë që ajo të dallohet në mesin e emrave të fushës së arsimit në Mitrovicë./Mitropol/