Samir Shahini pasi u zgjodh drejtori i ri i arsimit në Prishtinë: Do të vazhdoj me punën e mirë që është bërë

- Advertisement -

Samir Shahini nga sot mori detyrën si drejtor i ri i arsimit në Komunën e Prishtinës.

Ai sot përmes një postimi në Facebook ka shkruar se përgjegjësia është jashtëzakonisht e madhe, mirëpo është privilegj jetësor t’i shërbesh Prishtinës.

- Advertisement -

Shahini ka falënderuar ish-drejtoreshen e Arsimit, Jehona Lushaku Sadriun për rekomandimin që ai të zgjedhet në këtë pozitë, ndërsa pohon se do të vazhdoj me punën e mirë që është bërë deri më tash nga paraardhësit e saj në këtë drejtori.

Postimi i tij i plotë:

Të dashtun qytetarë të Prishtinës,

- Advertisement -

Kam nderin dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme që sot të ndaj me ju lajmin se jam emëruar Drejtor për Arsim në kryeqytet, me besimin e kryetarit z.Përparim Rama.

Përgjegjësia është jashtëzakonisht e madhe, mirëpo është privilegj jetësor t’i shërbesh Prishtinës si kryeqytet i vendit, qytetareve të saj që janë një konglomerat i të gjitha vendeve tjera, si dhe në veqanti nxënësve, prindërve, e mësimdhënësve tanë.

Dua të falenderoj ish drejtoren e arsimit në Prishtinë, znj. Jehona Lushaku Sadriun për vlerësimin, besimin, e rekomandimin për mua për t’a pasuar unë këtë pozitë, me obligimin e madh që të vazhdoj me punën e mirë që është bërë deri më tash nga ajo dhe paraardhesit e tjerë në këtë drejtori.

Prishtina si kryeqendra e vendit bartë mbi supe të saj edhe përgjegjësinë e udhëheqjes se reformave në arsim – modelin e së cilës e ndjekin komuna e fshatra tjera në gjithë vendin.

Unë mezi po pres që të fillojmë punën bashkë me kryetarin Rama, kolegët drejtorë, kuvendin e komunës, stafin e drejtorisë për arsim, drejtorët e mësimdhënësit, e reformimin dhe transformimin e arsimit në Prishtinë t’a çojmë tashmë në tjetër nivel.— with Jehona Lushaku Sadriu.