Samir Shahini, emërohet drejtor i ri i arsimit në Prishtinë

- Advertisement -

Samir Shahini, është emëruar drejtor i ri i arsimit në Prishtinë. Njoftimin e ka dhënë kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i tij:

- Advertisement -

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Ai ka mbi një dekadë përvojë në menaxhimin e arsimit dhe zhvillimin e politikave edukative. Angazhimi i tij është fokusuar në promovimin e cilësisë në arsim. Ndër vite ka kontribuar në projekte edukative dhe sociale, duke punuar me organizata ndërkombëtare dhe vendore.

Përvoja e tij në trajnime, analizë të politikave arsimore dhe ndërtimin e strategjive të zhvillimit e bëjnë atë një kuadër të përgatitur për përmirësimin e arsimit në kryeqytet.

- Advertisement -

Vizioni dhe angazhimi i tij janë në harmoni me synimet tona për ngritjen e cilësisë në shkolla dhe zgjerimin e reformës të mësimit tërëditor.

Falenderojmë drejtoreshën e deritanishme të arsimit, Jehona Lushaku, për punën e mrekullueshme që ka bërë këto vite. Urojmë që angazhimi dhe përkushtimi i saj të vazhdojë me sukses në Kuvendin e Kosovës si deputete.

Samir, mirë se vjen në ekipin e Kryeqytetit!