E premte, 20 Shtator, 2024

Nga Samile Sadrija: Faktorët që ndikojnë në reformat arsimore

- Advertisement1-

Njëri nga dimensionet shumë të rëndësishme të shkollës dhe arsimit është edhe ai reformues.

Nëpërmjet reformes realizohet zhvillim i pandërprerë dhe i gjithanshëm i arsimit. Tendenca e reformës arsimore është orientimi i arsimit drejt afirmimit të vlerave bashkëkohore, proceseve moderne, duke bër braktisjen e vlerave të vjetra, gjithmonë në emër të së ardhmes.

- Advertisement -

Premisat

– Arsimi është një sistem politik që në mënyrë të vazhdueshme ndryshon si në aspektin cilësor ashtu edh në atë sasior

-Reforma dhe transformimi i sistemit shkollor është është aktivitet krijues, funksion aktiv dhe i pandashëm i zhvillimit integral të shoqërisë

– Globalizimi është faktor kryesor-parësor i reformave në arsim

-Arsimi faktor universal për të gjithë njerzit në botë- tregon shkallën e emancipimit, nxit njerzit të bashkëpunojnë, bashkëqenësojnë duke ngrit prespektiva

Qasje dhe aspekte

- Advertisement -rrrrrrr

Reformat arsimore trajtohen nga pikëpamja pedagogjike, sociologjike, politike, filozofike e të ngjashme, duke marrë si pikë referimi modele te ndryshme të shteteve të përparuara dhe me traditë arsimore. Por, gjithnjë duke mbajtur parasysh këto elemente:

Ø Organizimi dhe strukturat arsimore;

Ø Qëllimet dhe objektivat arsimore;

Ø Aftësia për konkurrencë e arsimit;

Ø Përshtatshmëria e sistemit arsimor me ato evropiane ;

Ø Marrëdhëniet që vendosen me shoqërinë dhe institucionet e saj.

Çdo transformim i arsimit dhe edukimit ka baza shoqërore-ekonomike dhe demokratike-plurale dhe niset nga këto supozime të caktuara pedagogjike-psikologike.

Mbi zhvillimin e reformave veprojnë faktorë vendimtare përcaktues, si:

• zhvillimi ekonomik,

• zhvillimi politik,

• zhvillimi teknik,

• zhvillimi shkencor dhe

• zhvillimi teknologjik,

• Interesat dhe shumë faktorë të tjerë social e zhvillimor si për shembull, faktori historik, konteksti kombëtar, tradita e të ngjajshme.

Reflektimi i këtyre faktorëve konsiston në harmonizimin e reformave arsimore me sistemet arsimore evropiane.

Duhet të permendim disa fakorë që me relevancën e tyre ndikojnë në ngadalësimin e tendencave evropiane në arsim; varfërimi i skajshëm i familjeve, tradita dhe paragjykimet, tendencat për mos respektim të ligjeve në fuqi, gara për diplomë e jo për dije, etj

Reforma në arsim duhet të niset dhe pikësynim kryesor duhet të ketë disa elemente të rëndësishme:

a) zhvillimin e tërësishem e të lirë të personalitetit njerëzor, nxitjen e aftësive intelektuale, emancipimin dhe dinjitetin e punës;

b) konceptimin dhe përcaktimin e politikës arsimore mbi bazë të ndërtimit të demokracisë pluraliste dhe të zhvillimit të brezit të ri e të shëndoshë;

c) vlerësimin përmanent të përmbajtjeve mësimore, inovimin e tyre dhe evitimin e përmbajtjeve e fakteve të panevojshme, të cilat e ngarkojnë nxënësin dhe intelektin e tij;

ç) ridefinimi i qëllimit dhe detyrave të shkollës e të arsimit, ku transformimin e këtyre duhet konsideruar si proces latent, i cili në ecje mundëson modifikim, modernizim, përmirësimin.

Njëri nga qëllimet themelore e kryesore të reformës së arsimit, edukimit dhe shkollës është lidhshmëria e tyre me punën dhe realitetin shoqëror si dhe lidhjen e shkallëve te arsimit.

Me saktësisht, funksionalisht të lidhen shkallät e asimit, duke e tejkaluar ndasinë ekzistuese mes tyre, duke krijuar në atë mënyrë një sistem elastik, të plotë, të lidhur vertikalisht dhe horizontalisht.

Qëllimet kryesore apo strategjike të reformës arsimore janë:

– Sigurimi i arsimit bazë për të gjithë

– Përparimi i arsimit, cilësisë dhe efikasitetit

– Harmonizimi i sistemit arsimor me sistemet arsimore evropiane

– Zhvillimi i vetëdijes kombëtare, kulturës dhe traditës

– Mbështetja e arsimit ne zhvillimin shkencor-teknologjik dhe ekonomik.

Parimet mbi të cilat mbështetën reformat në arsim, në BE dhe në vendin tonë janë kompaktibile. Si parime themelore janë: Decentralizimi, Demokratizimi, Futja e standardeve evropiane në procesin arsimor, Fleksibiliteti në qasje, Qasja ndërkulturore dhe multikulturore , Të drejtat e barabarta, Gjithëpërfshirja dhe Respektimi i diversiteteve.

Globalizimi, faktor i reformave

Arsimi është sferë që më së shumti u nënshtrohet ndryshimeve. Politikat e globalizimit të arsimit synojnë të shkrihen në një politikë të vetme për progres global. Globalizimi i ndryshon rrethanat e procesit të arsimit përmes qendrave të veprimit, në rastin tonë qeveritë, entet dhe agencitë e ndryshme.

Me ndryshimet në jetën e njeriut, shoqërisë dhe të botës, ne mund të flasim për tendencën e globalizimit të kohës, të njeriut, të informacioneve, të vlerave shoqërore, etj. Në këtë kontekst flasim për; arsimin dhe shkollën globale, librat globale, arsimtarë global, nxënës global, gjuhë globale (gjuha angleze).

Arsimi shihet si faktor kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve njerëzore, mirëqenies ekonomike, zhvillimit të vlerave universale dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në nivelin individual, familjar, shoqëror e global.

Këshilli i Evropës, Drejtoria për Arsim dhe Kulturë në njëzetë vitet e fundit ka ndërmarrë role të shumëfishta për realizimin e ndryshimeve në arsimin evropian.

Pandemia Covid-19, faktor i reformave

Arsimi, sistemi arsimor në gjithë botën u përballë me probleme të shumta në organizimin e mësimit në vitin 2020. Sistemi arsimor nuk ishte i përgatitur për realizimin e mësimit nga shtëpia, por ia dolën me sukses duke përfshirë edhe vendin tonë. Mbyllja e shkollave dhe nisja e procesit të organizimit të mësimit në largësi apo distancë ose online, shtroi para bartësve të politikës arsimore nevojën për reformim të mësimdhënies dhe në përgjithësi arsimit.

Në fakt, një gjë është e sigurt: Covid-19 ka shkaktuar një revolucion në mësimin digjital që mundi të transformoj në mënyrë të përhershme mësimdhënien dhe sistemin arsimor.

Përfundim

Të gjitha përpjekjet reformuese, në cilin do vend që të jenë, kanë për qëllim modernizimin dhe krijimin e vlerave dhe standardeve të reja në sistemin e arsimit. Pikërisht tek ne por edhe në vendet tjera nevoja për modernizimin e arsimit është prezente aq sa janë prezente edhe tendencat e reformimit të vet sistemit.

Tendencat përparimtare, të rëndësishme tregojnë rrugën e zhvillimit të arsimit sipas modeleve bashkëkohore. Reformat në arsim janë proces, hap për të futur risi në përputhje me zhvillimet e reja.

Shtylla kryesore e refomave duhet të jetë arsimtari si protagonist dhe bartës i arsimit.
Objektivi i reformave në arsim synon vizion dhe strategji për arritjet bashkëkohore në arsim.

Samile Sadrija, Fakulteti Pedagogjik, Cikli i Dytë, Master, Drejtimi; Menaxhimi në Arsim

(Albanian Education)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...