Shkolla “Dituria”, në fshatin Samadrexhë të Suharekës ka njoftuar se Sali Musaj është emëruar në pozitën e drejtorit të shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.
Musaj kishte ushtruar detyrën e drejtorit që nga data 01.04.2025, ndërsa nga sot është emëruar për një mandat katërvjeçar.
Njoftimi i shkollës:
Urime z. Sali Musaj për emërimin në pozitën e Drejtorit të SHFMU “Dituria” në Samadrexhë, pas përfundimit me sukses të procedurës së përzgjedhjes dhe shpalljes së rezultateve të testit me shkrim dhe intervistës me gojë, nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë.
Z. Musaj kishte ushtruar detyrën e drejtorit që nga data 01.04.2025, ndërsa nga data 08.07.2026 është emëruar zyrtarisht Drejtor i SHFMU “Dituria” në Samadrexhë për një mandat katërvjeçar.
Drejtorit tonë i urojmë suksese dhe mbarësi në përmbushjen e detyrës së tij, në shërbim të shkollës, nxënësve dhe komunitetit.