E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Sakrificë që do mbahet mend gjatë: Mësuesja shkonte me gomarë në shkollë – 8 orë rrugë

- Advertisement1-

Lirije Hoxha mësuesja nga fshati Kërrabë e Vogël e Shqipërisë do të mbahet mend gjatë.

Ajo udhëtonte çdo ditë me gomar mes maleve për katër orë në një drejtim – nga Funari për në Kërrabë – për të mbërritur në shkollë në orën 8.

- Advertisement -

“Çdo ditë bëj nëntë orë rrugë nëse i bie nga Mollagjeçi në këmbë. Ndërsa, nëse i bie këndej nga malet, e bëj për tetë orë vajtje-ardhje. Një vesë shiu të bjerë rrëshqasin gurët dhe mund të më vrasin”.

“E vetmja forcë që më japin janë nxënësit që më presin çdo ditë dhe dëshira ime e madhe është që të sjell diçka të re në mësimdhënies se po shoh që po shkatërrohet”, kishte thënë ajo.

Nxënësit e adhurojnë mësuesen e tyre që vjen edhe në kohë me borë. Dëshira e saj është që ta japë në maksimum këtë kontribut në një zonë më të afërt. Ajo dëshiron që asnjë fëmijë të mos mbetet analfabet në zonë. /TCH/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Astrit Bytyqi” në Ferizaj mban diskutim me Policinë e Kosovës për parandalimin e dukurive negative

Në shkollën "Astrit Bytyqi" në Ferizaj diskutim sensibilizues për parandalimin e dukurive negative, ku...

Kryetari i Skenderajt: Nga mungesa e buxhetit, sektori i Arsimit këta dy muaj do jetë pa paga

Kryetari i Skenderaj Fadil Nura ka treguar për problemt të cilat po përballet Skenderaj. Tutje...

Mësimdhënësit pa rritje page këtë fundvit: Po, më 2025 do ketë?

Kryeministri Albin Kurti më 7 tetor në konferencën për media u pyet nëse do...

“Heroi im që më frymëzon”, ese nga nxënësja Aida Dede

Mesazhi i esesë së nxënëses nga Korça, Aida Dede, qëndron te vlerësimi i heronjve...