Safete Syla zgjidhet mësuese e dalluar në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Safete Syla është zgjedhur mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, për vitin shkollor 2025/2026, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Meto Bajraktari”:

Safete Syla zgjidhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën tonë, për vitin shkollor 2025/2026!🌟
Stafi ynë është për çdo lavdatë, dhe puna e tyre e palodhshme dëshmohet përmes rezultateve të larta, renditjeve në gara dhe nivelit të shkëlqyer që arrin shkolla jonë çdo vit.
Këtë vit, Këshilli i Mësimdhënësve ka përzgjedhur si mësimdhënëse të dalluar znj. Safete Syla, si vlerësim për kontributin e saj të veçantë në procesin edukativo-arsimor.
Puna dhe përkushtimi i saj reflektohen në suksesin e nxënësve, në disiplinën profesionale dhe në dashurinë që ajo përcjell për dijen.
Me seriozitet, korrektësi dhe kreativitet, ajo ka ndërtuar një ambient pozitiv mësimor, duke motivuar nxënësit të arrijnë rezultate të larta dhe të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.
Znj. Safete Syla është shembull i përkushtimit, përgjegjësisë dhe profesionalizmit.

640240444 1811605253094537 5087088521421569729 n