Sadete Kryeziu, është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë, shkruan AlbanainEducation.net.
Shkolla nërzgjedhja njoftim thotë se mësuesja Sadete përfaqëson një vlerësim të merituar për punën e palodhshme, përkushtimin dhe kontributin e çmuar që ajo ka dhënë ndër vite në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
Njoftimi i plotë:
Si rezultat i vlerësimit profesional dhe diskutimeve konstruktive në mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve, me shumicë votash u përzgjodh mësimdhënësja e ciklit klasor Sadete Kryeziu, si shprehje e besimit dhe respektit për punën e saj të përkushtuar dhe kontributin e vazhdueshëm në fushën e arsimit.
Gjatë gjithë viteve të punës së saj, znj. Sadete Kryeziu ka dëshmuar përgjegjësi të lartë profesionale, etikë pune dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj nxënësve. Ajo ka ndikuar në mënyrë të dukshme në formimin akademik dhe edukativ të tyre, duke krijuar një mjedis të ngrohtë, të sigurt dhe motivues për të mësuar.
Kontributi i saj është shtrirë edhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me stafin arsimor dhe prindërit, duke ndërtuar marrëdhënie korrekte, profesionale dhe mbështetëse. Gatishmëria për bashkëpunim, ndarja e përvojës dhe angazhimi i saj në jetën shkollore e bëjnë atë një shembull pozitiv të mësimdhënëses së përgjegjshme dhe të përkushtuar.
Përzgjedhja e znj. Sadete Kryeziu përfaqëson një vlerësim të merituar për punën e palodhshme, përkushtimin dhe kontributin e çmuar që ajo ka dhënë ndër vite në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
