Sadete Kelmendi, zgjidhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

- Advertisement -

Sadete Kelmendi është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë për vitin shkollor 2023/2024, shkruan Albanianeducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

MËSIMDHËNËSE E DALLUAR⭐️

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se këshilli i mësimdhënësve të shkollës, ka zgjedhur Sadete Kelmendi – Mësuese të dalluar për vitin shkollor 2023/2024!

Sadetja posedon gjithçka që vlerësojmë te një mësuese: pasionin, kreativitetin dhe përkushtimin e palëkundur për profesionin e saj.

- Advertisement -

Përkushtimi juaj ndaj profesionit është vërtet frymëzues dhe ju dëshirojmë suksese të vazhdueshme në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme.