Dhjetë vitet e mia si mësuese dhe edukatore më kanë treguar një gjë të qartë: fëmijët nuk mësojnë vetëm lëndë, ata mësojnë edhe nga mënyra si ndihen.
Zhvillimi emocional i fëmijëve është themeli i një edukimi të suksesshëm, dhe roli i edukatores është vendimtar për t’i ndihmuar ata të kuptojnë emocionet, të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe të ndërtojnë besim.
Shumë herë edukatorët reduktohen në raportime, teste dhe statistika, duke humbur thelbin e punës së tyre: formimin e qytetarëve të vetëdijshëm dhe të balancuar emocionalisht.
Për këtë arsye, vendosa të vazhdoj dhe të përfundoj trajnimet në Udhëheqje në Arsim, duke sjellë përvojën time si mësuese në një nivel më të gjerë, ku ndikimi shtrihet në të gjithë komunitetin shkollor.
Ky trajnim më ka treguar se çdo mësues me përvojë mund të bëhet lider, mentor dhe faktor ndryshimi në shkollë.

Përvoja ime më ka mësuar gjithashtu një gjë tjetër të rëndësishme: nuk duhet të dorëzohemi kurrë.
Çdo sfidë është mundësi për rritje, çdo fëmijë që ndihmojmë emocionalisht është një arritje për të gjithë ne.
Edukatori që investon në vetveten dhe përdor përvojën e tij për të udhëhequr, bëhet një forcë pozitive që ndryshon jo vetëm klasën, por dhe të gjithë shkollën.
© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara