Sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 1 Qershori.
Në këtë ditë padyshim se një nga pyetjet kyçe është edhe sa të sigurt janë fëmijët tanë në shkolla?
Agon Ahmeti, drejtori ekzekutiv i organizatës “ETEA”, tha se së fundmi është bërë një studim më i gjerë rreth perceptimeve dhe përjetimeve të fëmijëve në raport me sigurinë në shkollë.
“Statistikisht, nuk kanë dalë të dhëna alarmuese, qysh jemi mësuar zakonisht me i pa. Studimi ka marrë për bazë 1500 studentë, edhe puna është kryer në teren. Në këtë aspekt, indeksi i sigurisë në shkolla, në Kosovë ka dalë 68.8%, i cili relativisht tregon që kemi shkolla ose mjedise të sigurta dhe miqësore”, tha Ahemti në Klan Kosova.