Sa të shëndetshme janë në të vërtetë frutat e thata?

- Advertisement -

Frutat e thata, pavarësisht nga madhësia e tyre e zvogëluar, mund të jenë një bombë e vërtetë energjie.


Arsyeja për këtë është përqindja e madhe e fibrave dhe lëndëve ushqyese që mbeten në frutat e thata, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Shembulli më i mirë i kësaj janë kajsitë e thata, ku gjysmë filxhani me këtë frutë të thatë përmban 4.7 gramë fibra, ndërsa e njëjta sasi e frutave të freskëta përmban vetëm 1.6 gramë.

Frutat e thata janë një burim i mirë i antioksidantëve dhe vitaminave B.

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë fruta të thata kanë shprehi më të shëndetshme të të ushqyerit dhe peshë më të ulët të trupit.

- Advertisement -

Duhet të kihet parasysh se përqindja e sheqerit në frutat e thata është më e lartë se në frutat e freskëta.

Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të jenë të kujdesshëm kur konsumojnë fruta të thata.

Një filxhan rrush i freskët ka 23 gramë sheqer dhe 104 kalori, ndërsa e njëjta sasi rrush i thatë ka 116 gramë sheqer dhe pesë herë më shumë kalori.

Kur bëhet fjalë për konsumimin e frutave të thata, rekomandohen 15 gramë nga ky frut për vakt. Frutat e thata mund të jenë një meze e lehtë shumë e shëndetshme, veçanërisht nëse kombinohen me produktet arrore.

Nëse dëshironi të humbni peshë, kujdesuni që të kufizoni marrjen e frutave të thata në mënyrë që të mos ngadalësoni procesin e djegies së dhjamit.

Shmangni frutat e thata të cilave u është shtuar sheqeri gjatë procesit të tharjes, siç është rasti me ananasin dhe frutat e tjerë të ëmbëlsuar.

Nëse jeni të ndjeshëm ndaj disa konzervansëve ose keni astmë, zgjidhni produkte organike që nuk i përmbajnë ato.