E diel, 23 Shkurt, 2025

Sa shitet një temë diplome në Kosovë?

- Advertisement1-

Për hapin e fundit drejt diplomimit mund ta zgjedhin rrugën më të lehtë. Studentët e Fakultetit të Mjekësisë lehtësisht mund të porosisin që temën e diplomës t’ua përgatis dikush tjetër.

Kjo po mundësohet përmes faqeve të ndryshme në rrjete sociale, të cilët vijnë madje edhe nga Shqipëria.

- Advertisement -

Çmimi për të përgatitur temën nga kjo faqe është 200 euro.

Madje, gjatë bisedës që zhvilloi televizioni T7 me personat që qëndrojnë prapa kësaj faqeje, thanë se punojnë tema diplome për studentët nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Numri i studentëve që kanë zgjedhur që temën e diplomës ta punojnë në këtë formë, me gjasë ngritët gjatë qershorit.

Shërbime të ngjashme ofrohen edhe në Kosovë. Veçse këta kërkojnë që negocimi për çmim të bëhet duke u takuar fizikisht.

Faqe të ngjashme ka në rrjete sociale të cilat ofrojnë punime të ndryshme. Më pas puna e tyre vlerësohet edhe nga studentët.

Mirëpo, rastet e tilla nuk mund të evidentohen nga Universiteti i Prishtinës. Kështu thotë prodekani i Fakultetit të Mjekësisë, Valon Krasniqi.

- Advertisement -rrrrrrr

Krasniqi shprehet se deri tani në këtë fakultet nuk kanë pasur ndonjë rast të raportuar të kësaj natyre.

Ditë më parë është diskutuar për pazaret me diploma, gjatë së cilës u theksua se vazhdojnë të jenë aktuale në Kosovë. /T7/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...