Sa prindër me fat: Lindin trinjakë, ndodh njëherë në 200 milionë shtatzani

- Advertisement -

Një nënë në Britani i ka dhënë jetë trinjakëve identikë që kanë ndarë të njëjtën placentë. Rasti është aq i rrallë sa mund të haset një i tillë në 200 milionë shtatzëni trinjakësh.


lindën një muaj para kohe nëpërmjet lindjes cezariane. Prindërit mësuan që ishin në pritje të tyre në javën e 13-të të shtatzënisë. Shtatzënia u klasifikua “në rrezik të lartë”, pasi djemtë ndanin të njëjtën placentë.

- Advertisement -

Kjo lloj shtatzënie është problematike, pasi lëndët ushqyese të nënës ndahen në tre pjesë. Akoma më e çuditshme ishte fakti se Jaxson kishte qesen e tij amniotike, një mur i hollë plazme që mbështjell fetusin.

Secili prej tyre lindi me 1 minutë e 52 sekonda diferencë nga njëri-tjetri, nga momenti i ndërhyrjes me bisturi. Për të tre kishte një skuadër të veçantë kujdesi gjatë lindjes.

- Advertisement -

Rreth 30 mjekë ndodheshin në dhomën e opera cionit për shkak të rrezikut. Fatmirësisht, foshnjat tani gëzojnë shëndet të plotë.

Trinjakët zakonisht lindin me anë të fekondimit artificial dhe mjekët e vlerësojnë mundësinë e të paturit tre fëmijë identikë si një rast në 200 milionë.

Dhe mundësia e tre foshnjave që të ndajnë të njëjtën placentë, është edhe më e vogël.