E shtunë, 27 Korrik, 2024

Sa po i ruajmë fëmijët tanë nga abuzimet seksuale?

- Advertisement1-

Abuzimi seksual ndaj të miturve. Sot në emisionin “Jeto me Orën” u diskutua në një panel nga Avokaten Enida Bozheku, Sevim Arbana Aktiviste për të drejtat e njeriut dhe Eduart Tafa, psikolog klinik lidhur me abuzimin ndaj të miturve.


Avokatja Enida Bozhekuu u shpreh se kodi penal në të tilla raste i dënon maksimumi me 21 vite burgim. Gjithashtu ajo u shpreh se mund të ketë edhe korrupsion seksual me të miturin të cilët këto abuzes i gënjejnë me karamele apo lekë për të abuzuar seksualisht me ata.

- Advertisement -

Psikologu Klinik Eduart Tafa u shpreh se abuzuesit seksual ndodhen kudo në vende që ka mbipopullim me fëmijë pranë parqeve apo shkollave, ndaj ndërgjegjësimi i fëmijëve duhet të jetë i lartë.

“Triufmi i një pedofili është vetëm kënaqësia, ai nuk mendon çfarë pasojash dhe traumash kalon një i mitur. Inçesti brenda familjes ka një traumë shumë të madhe te fëmijët. Të miturit fillojnë të kenë pagjumësi, frikë, ankthe të cilat ndikojnë shumë tek ata “- u shpreh ai. Aktivistja për të drejtat e njeriut Sevim Arbana u shpreh se familja dhe komuniteti duhet të jenë vigjilentë mbi këtë temë.

Ligji është ai që ndryshon çdo gjë që njerëzit mos të kenë frikë nga këto pedofilë. Arbana tha gjithashtu se harta e pedofilëve është shumë e domosdoshme dhe se ligji është gati thjesht duhet të fillojë të zbatohet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...