E shtunë, 21 Shtator, 2024

Sa paguhet një profesor universitar në Kosovë e sa në Shqipëri? Shifrat do t’ju befasojnë

- Advertisement1-

Pedagogu në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike në Shqipëri, Sandër Kovaçi, thotë se paga e profesorëve në universitetet e Kosovës shkon deri në 1500 euro, ndërsa në Shqipëri nuk e kalon shifrën e 1000 eurove.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kovaçi u shpreh se pedagogët e Shqipërisë kërkojnë rritjen e pagave me 30% këtë vit dhe 20% vitin e ardhshëm.

- Advertisement -

“Ne e kemi kërkuar takimin me ministrinë apo me institucionet që herët, tani kohët e fundit ka tentativa për komunikim, por nuk ka asgjë konkrete sa i përket realizimit të sindikatës. Është kërkuar rritja që t’i afrohet nivelit të pagës të Universitetit të Kosovës të para dy vjetësh. Të rritet në masën 30% këtë vit dhe 20% vitin e ardhshëm. Është një diferencë 50% më e ulët. Atje paga e një profesori shkon 1400-1500 euro, ndërsa këtu profesori nuk paguhet as 1 mijë euro”, theksoi ai.

Stafet akademike dhe administrative të universiteteve në Shqipëri do te zhvillojnë sot një protestë 1-orëshe.

Kjo protestë do të jetë si paralajmërim ndaj Qeverisë, e cila nuk ka patur asnjë reagim lidhur me peticionin e tyre për rritjen e pagave, por edhe mbështetje më të madhe për kërkimin shkencor.

Protesta do të zhvillohet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në orën 10:00. Pedagogët paralajmërojnë mosnisje të procesit mësimor më 17 tetor nëse Qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....