E premte, 22 Nëntor, 2024

Sa është vendim i drejtë të kalohet nga tri në dy periudha të vlerësimit të nxënësve?

- Advertisement1-

Prej shtatorit të vitit shkollor 2022/23 do të rikthehet vlerësimi i nxënësit në arsimin parauniversitar në dy periudha, siç ka qenë para vitit 2016.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit parasheh që me udhëzimin e ri administrativ vlerësimi të bëhet në gjysmëvjetorin e parë dhe gjysmëvjetori e dytë, duke e hequr vlerësimin që ishte i përcaktuar deri më tani me UA të vitit 2016, ku përfshihej vlerësimi para pushimit pranveror.

- Advertisement -

Por sa është vendim i drejtë, ja çfarë thonë njohësit e fushës së arsimit dhe MASHTI:

Ekspertët thonë se ky vendim është i mirëseardhur, derisa theksohet se ende mungojnë vlerësimet nga reforma kurrikulare.

Ndërkohë, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thanë për Radio Kosovën se ky udhëzim është bërë për arsye të një vlerësimi sa më të drejtë, transparent dhe valid për nxënësit.

Me udhëzimin e ri Administrativ, i cili do të ndajë vitin shkollor në dy periudha mësimore, do të bëhet edhe ndryshimi i vlerësimit të nxënësve.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard, tha për Radio Kosovën, se reforma e iniciuar për reduktim të periudhave të vlerësimit nga tre në dy është e mirëseardhur.

Por, sipas tij, në të njëjtën kohë kjo dëshmon që ende mungon në një vlerësim i reformës kurrikulare e filluar më parë, pjesë e së cilës ishte edhe ky ndryshimi në vlerësim.

- Advertisement -rrrrrrr

“Reforma e iniciuar për reduktim të periudhave të vlerësimit nga tre në dy është e mirëseardhur. Por, në të njëjtën kohë na dëshmon që ende mungojmë në një vlerësim të reformës kurrikulare të filluar disa vite më parë, pjesë e së cilës ishte edhe ky ndryshimi në vlerësim. Mirëpo, po ashtu duhet të kuptojmë që frekuenca e periudhave të vlerësimit nuk nënkupton domostoshmërisht një vlerësim real apo më të besueshëm të nxënësve, është standardizimi i vlerësimit ai ndryshimi që shpresoj të ndodh që mund të ketë ndikim të drejtpërdrejt në cilësi”, tha ai.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, ka theksuar se udhëzimi i ri administrativ, i cili ndanë vitin shkollorë në dy gjysmëvjetorë, është bërë për arsye të një vlerësimi sa më objektiv, të drejtë, transparent dhe valid për nxënësit.

Këshilltarja për media në këtë ministri, Iliriana Pylla, tha për Radio Kosovën, se ndryshimi i këtij dokumenti është iniciuar me kërkesë ët vazhdueshme nga mësimdhënësit, nxënësit si dhe nga prindërit.

“Pas shumë analizave, është vlerësuar se ndarja e vitit shkollor në tri periudha siç ishte deri tani, paraqet vështirësi e sfida të shumta. Ka qenë edhe një ngarkesë e panevojshme administrative. Ky udhëzim administrativ, do të reflektojnë në përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve. Do të ketë shkarkim të punëve administrative për mësimdhënësit”, tha ajo.

Udhëzimi administrativ për vlerësimin e nxënësve sipas Kornizës së Kurrikulës, ka qenë në diskutim publik deri më 23 qershor, ndërsa është bërë e ditur se ndryshimi i vlerësimit të nxënësve është pritur mirë nga të gjitha palët e interesit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

LIRI gëzon nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj – iu dërgon biskota Sempre e çanta

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Memli Krasniqi takon Jasharajn: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard Tahirin kanë takuar...

Nagavci: Nëse duam të ecim përpara me hapin e kohës, thelbësore avancimi i gjuhës tonë shqipe

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Kuvendin e...

Olimpiada e Gjuhës Shqipe për Shkollat e Mesme në Kosovë e Shqipëri do të mbahet në mars të 2025-tës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar organizimin e Olimpiadës së...