E shtunë, 18 Janar, 2025

Sa efektive është vaksina Pfizer për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç?

- Advertisement1-

Vaksinimi i të gjithë popullsisë është një prioritet kryesor për parandalimin e pandemisë.


Sipas një njoftimi të Pfizer, vaksina ofron mbrojtje afatgjatë kundër virusit SARS -CoV-2 tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

- Advertisement -

Në studim morën pjesë 2228 persona, të cilët u monitoruan gjatë periudhës nëntor 2020 deri në shtator 2021. Më konkretisht, dy dozat e vaksinës ishin 100% efektive në mbrojtjen kundër COVID-19 gjatë periudhës 7 ditë deri në 4 muaj pas dozës së dytë.

Asnjë nga të vaksinuarit nuk u diagnostikua me COVID-19, ndërsa 30 raste me COVID-19 u diagnostikuan në mesin e të pavaksinuarve. Efikasiteti i vaksinës ishte i njëjtë pavarësisht nga gjinia, përkatësia etnike dhe raca e pjesëmarrësve.

Gjithashtu gjatë studimit, asnjë nga pjesëmarrësit nuk patën probleme serioze shëndetësore 6 muaj pas vaksinimit. Bazuar në të dhënat e kësaj analize paraprake, kompania do të inkorporojë peticionet drejtuar rregullatorëve në SHBA dhe Europë për miratimin e plotë të vaksinës BNT162b2 në një dozë prej 30 mikrogramë tek adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Aktualisht, kjo vaksinë ka marrë miratimin e plotë për moshat mbi 16 vjeç dhe miratimin urgjent për moshat 12-15 vjeç. Si përfundim, këto rezultate rrisin besimin në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...