E shtunë, 18 Janar, 2025

Sa dashuri, sërfisti 4 vjeçar lundron mbi vale pa asnjë ndihmë

- Advertisement1-

Një djalë katër-vjeçar ka mësuar të lundrojë mbi valë pa ndihmën e askujt, me ‘surfboard-in’ e tij.

Ai ka habitur prindërit duke qëndruar vetë mbi ujë që pak pas moshës dy-vjeçare.

- Advertisement -

Joao Vitor, nga Guaruja në Brazil, qyteti bregdetar 70 km larg kryeqytetit Sao Paulo, u frymëzua të mësonte surfin duke parë babanë dhe motrën e tij që kryenin aktivitetin çdo ditë.

Nëna e tij Camilla Chuque Braga shprehet se djali mësoi notin në shkollë që kur ishte shtatë muajsh. Ndërsa motra e tij Maria Clara dhe babai bënin surf gjithë ditën, prandaj u bë pjesë e jetës së tij.
“Burri im gjithmonë nxiste Marian të lundronte mbi valë duke mbajtur Joao në prehër. Një ditë i kërkoi që të kapte valët si motra e tij dhe ai na habiti duke e bërë më së miri”, tregon 39 vjecarja.

Pamjet e 4 vjecarit qe bën serf janë bërë hit ne internet dhe Joao ka rreth 32,000 ndjekësa në rrjetin Instagram të cilët ai gjithmonë impresionon me aftësitë e surfit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...