SA BUKUR: Nxënësit e shkollës “Trepça” në Banjë të Istogut realizojnë murale që paraqesin figura të çmuara

- Advertisement -

Nxënësit e shkollës “Trepça” në Banjë të Istogut nën udhëheqjen e mësimdhënëses së arteve pamore Mirdita Sejdijaj Bylykbashi kanë realizuar murale mbresëlënëse që paraqesin figura të çmuara, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Këto murale mbresëlënëse që paraqesin figura të çmuara u realizuan me shumë përkushtim nga një grup nxënësesh të talentuara të shkollës sonë, nën udhëheqjen e mësimdhënëses së arteve pamore Mirdita Sejdijaj Bylykbashi.

Përmes këtyre punimeve, nxënëset jo vetëm që shprehën kreativitetin e tyre artistik, por gjithashtu sollën në hapësirën shkollore një simbol të dijes, mendimit të lirë dhe kuriozitetit shkencor.

Ky projekt përçon mesazhin se shkolla nuk është vetëm vend mësimi, por edhe hapësirë krijuese ku zhvillohen talentet dhe nxitin ëndrrat.

- Advertisement -

I falënderojmë të gjithë nxënëset, Amara Muzlijaj,Zana Elezaj,Loela Geca,Sara Haxhijaj,Ornesa Podrimaj dhe mësimdhënësen për përkushtimin dhe frymëzimin që sollën me këto vepra arti!