SA BUKUR: Nxënësit e shkollës në Dragobil të Malishevës me veshje kombëtare festojnë Diten Botërore të Ushqimit

- Advertisement -

Si shumë shkolla në gjithë vendin, edhe shkolla “Emin Duraku”, në Dragobil të Malishevës ka festuar 16 Tetorin, Ditën Botërore të Ushqimit.

- paragrafi 1 -

Por, e veçanta është se këtë ditë nxënësit e shkollës janë veshur me veshje kombëtare, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Sot, nxënësit e shkollës sonë të nivelit klasor festuan 16 Tetori-Dita botërore e ushqimit, duke respektuar Vlerat tona janë të çmuara të organizuar nga nxënësit, mësimdhënëset, prindërit, e duke na sjellur ushqime tradicionale, veshjet kombëtare të nxënësve, pemët dhe perimet në vjeshtën e artë.

Të gjitha këto veprimtari u përcjellen nën tingujt e lehtë të muzikës së vjetër shqipe dhe tradicionale.

- Advertisement -

I përgëzojmë për punë dhe angazhimin e tyre të gjithë nxënësit, mësimdhënëset e nivelit 1-5 për gjithë organizmin në mënyrën më te mirë të mundshme!

Falënderojmë prindërit për përkrahjen, dhe mbështjen për sjelljen e ushqimit të shëndetshëm!
Me respekt drejtori: Arianit Paçarizi!