“Sa bëjnë 2 mace + 2 mace + 2 të tjera”, e pyeti ajo… Beni e ‘bën tym’ mësuesen me përgjigjen e tij

- Advertisement -

Nganjëherë disa të vërteta kanë më shumë forcë kur nuk thuhen troç, por në mënyrë të tërthortë, në formë argëtuese.

- paragrafi 1 -

Mbase kjo është mënyra më inteligjente që njerëzit kanë krijuar për ta bërë efektin e tyre të zgjasë dhe të përcillet e të përhapet duke u rrëfyer nga të gjithë.

- Advertisement -

Mësuesja: “Nëse unë të jap 2 mace dhe prapë 2 mace të tjera dhe sërish 2 të tjera, sa do të kishe?”

Beni: “Shtatë.”

Mësuesja: “Jo, dëgjomë me kujdes … Nëse të dhashë dy mace, dhe dy, dhe prapë dy të tjerë, sa do të kishe?”

- Advertisement -

Beni: “Shtatë.”

Mësuesja: “Le ta provojmë ndryshe. Nëse unë të jap dy mollë, dhe prapë dy mollë të tjera dhe sërish dy të tjera, sa do të kishe?”.

Beni: “Gjashtë.”

Mësuesja: “Shumë mirë. Tani, nëse unë të dhashë dy macet, dhe dy mace të tjera dhe PËRSËRI dy të tjera, sa të bëhen?”

Beni: “Shtatë!”

Mësuesja: “O Beni…, ku në djall të dalin shtatë?!”

Beni: “Po sepse unë e kam një mace në shtëpi mësuese!”