Ka vdekur mësuesja Ryve Lokaj nga Deçani. Njoftimin e ka dhënë drejtori i Arsimit në këtë komunë Besnik Hulaj.
Ai ka njoftuar se do të mbahet mbledhja komemorative sot në orën 14:00 ne sallën e asambles komunale në Deçan.
Njoftimi nga Drejtori i Arsimit në Deçan:
Njoftim për Mbledhje Komemorative
Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, më 10.10.2025, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë mësuesja e dashur, Ryve Lokaj.
Në nderim të jetës dhe kontributit të saj në arsim ,do të mbahet mbledhja komemorative sot në orën 14:00 ne sallen e asambles komunale në Deçan.
Të gjithë kolegët, miqtë dhe bashkëpunëtorët ftohen të marrin pjesë për t’i dhënë nderimet e fundit dhe për të kujtuar me respekt figurën e mësueses sonë të paharruar.
Ngushëllime të sinqerta familjes Lokaj nga Sllupi, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan punën e saj.