Mësimdhënësja Rufije Daci është zgjedhur mësuese e dalluar për vitin shkollor 2025/26 në shkollën “Ilaz Thaçi”, në Han të Elezit, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla thotë se veerësimi për mësimdhënësen në fjalë është mëse meritor, pasi i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara, si nga kualifikimi, bashkëpunimi me akterë të shkollës, pjesëmarrja në aktivitete jashtkurrikulare dhe komisione të ndryshme në nivel shkolle etj.
Njoftimi nga shkolla “Ilaz Thaçi”, Hani i Elezit:
Mësimdhënësja Rufije Daci, nominohet mësimdhënëse e dalluar për vitin shkollor 2025/26.
Me mbështetje unanime nga Këshilli i Mësimdhënësve, mësimdhënsja Rufije Daci dallohet për angazhimin e saj në arsim në shumë fusha, e cila gjatë karrierës së saj ka ndihmuar në vazhdimësi në ngritjen e cilësisë, zbulimin e talenteve të rinjë në fusha të ndryshme e në veçanti në fushën e artit dhe kulturës.
Vlerësimi për mësimdhënësen në fjalë është mëse meritor, pasi i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara, si nga kualifikimi, bashkëpunimi me akterë të shkollës, pjesëmarrja në aktivitete jashtkurrikulare dhe komisione të ndryshme në nivel shkolle etj.
Përkushtimi i saj për nxënës është mëse i dalluar, andaj i dëshirojmë shëndet dhe suksese edhe më tutje!
Urime e suksese mësimdhënësja Rufije Daci!
