Shkolla “Rilindja” në fshatin Dobroshec të Drenasit në ambientet e saj ka vendosur një mesazh në çdo pemë për të kujtuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i shkollës:
Një mesazh nga natyra, për të gjithë ne!
Çdo pemë në ambientet e shkollës sonë tashmë ka një mesazh për të na kujtuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit. Këto mesazhe janë vendosur me përkushtim nga Këshilli i Nxënësve në bashkëpunim me mësimdhënësen e Biologjisë, zj. Shqipe Zogaj – Osmani, dhe me përkrahjen e plotë të Drejtorisë së Shkollës.
“Të mbrosh natyrën është si të mbrosh shtëpinë tënde” – një thirrje e fuqishme që shoqëron çdo pemë dhe na fton të jemi më të vetëdijshëm e më të përgjegjshëm ndaj ambientit që na rrethon.
Le të jemi të gjithë pjesë e ndryshimit!