Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndër vite është udhëhequr kryesisht nga burrat, por Nagavci bëhet gruaja e dytë e cila është ministre e këtij dikasteri, e që e para ishte Hykmete Bajrami.
Në të njëjtin universitet ka përfunduar edhe studimet Master të Shkencave Juridike Ndërkombëtare.
Ajo është e certifikuar si trajnere dhe kryefasilituese në programe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në fushën e edukimit, lidershipit dhe udhëheqjes arsimore si dhe në të drejtat e njeriut/fëmijës.
Ajo po ashtu është e certifikuar edhe në programin për Lidership në Washington DC, programi i Pearson për mësimdhënës, të Nivelit të 5 të BTEC.
Nagavci ka një përvojë të gjatë në fushën e arsimit dhe edukimit.
Që nga viti 2010 ka qenë e angazhuar si konsulente, trajnere dhe këshilltare për arsim në programe të ndryshme në institucione vendore dhe ndërkombëtare si: USAID, GIZ, Këshilli i Evropës, KulturKontakt Austria, MAShT, KEC etj.
Nga viti 2014 deri më 2017 ajo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë Komunale për Arsim në Prishtinë si dhe për dy vite ka qenë dhe mësimdhënëse e nivelit të 5-të për asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.
Ndërsa, si pasuri të luajtshme ajo ka deklaruar një veturë në vlerë 18,000 euro. Sa i përket kredive, ajo i ka dy dhe të dyja i ka për blerjen e veturës dhe banesës.
Si të hyra vjetore ajo ka deklaruar se nga paga e saj ka 21,725 euro ndërsa mëditje ka marrë 313 euro. Ajo ka deklaruar edhe të hyrat e bashkëshortit që sillen rreth 3,600 euro nga një biznes./kallxo.com/