Nxënësi i shkollës fillore Shkolla Fillore ‘Anton Zako Çajupi’ në Mitrovicë, Rron Hajrizi, ka fituar vendin e parë në nivel të Kosovës në garën ndërkombëtare të gjuhës angleze “Hippo English Contest”, për grupmoshën e tij.
Rroni është gjithashtu nipi i ish-profesorit universitar dhe figurës së njohur në Mitrovicë, Muhamet Hajrizi.
Drejtoresha e shkollës, Melihate Meha, ka njoftuar për suksesin e nxënësit përmes një postimi urues:
“Rron Hajrizi, nxënës i klasës së IV, fitues i garës ndërkombëtare HIPPO 2026. Urime Rroni, suksese!”
