Panelisti në “Konfront”, Rron Gjinovci, ka treguar një mënyrë që sipas tij, studentet në Universitetin e Prishtinës ngacmohen seksualisht nga profesorët.
Ai ka thënë se një profesor ekziston që ta rrëzojë disa herë në provim, në mënyrë që ta shantazhojë seksualisht.
“Te një profesor vazhdimisht bien nga provimi studentet e asnjë student. Pse po bien pesë herë. Profesori e rrëzon studenten dhe e kushtëzon seksualisht. Kjo ka ndodhur me dekada në UP. Qëllimi është të shkojë në shtrat, s’është qëllimi ngacmimi. Është t’ia sjellë shpirtin në fyt dhe të dorëzohet personi që praktikisht të mund ta përdhunosh pastaj. E ajo të mos guxojë të flasë pastaj, që t’i mbetet faji saj. I bën presion psikik”, ka thënë Gjinovci.
Marrë nga KOHA.net