E diel, 10 Nëntor, 2024

Rron Gjinovci: Sektori i arsimit gjendet në “fund të pusit”

- Advertisement1-

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe Instituti EdGuard, dy organizatat më serioze që monitorojnë dhe angazhohen për përmirësimin e gjendjes së arsimit në Kosovë, kanë shprehur shqetësimin pasi Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022. Nxënësit kosovarë janë ranguar në vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, duke rënë për 11 pikë nga viti 2018.

Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci, ka thënë se sektori i arsimit gjendet në “fund të pusit” dhe kjo duhet që të trajtohet me urgjencë nga ana e Qeverisë. Kurse, Rinor Qehaja nga EdGuard vlerëson se shkaqet kryesore të dështimit në PISA janë dështimi i institucioneve për të garantuar një mësimdhënie cilësore dhe që shkon përtej vetëm memorizimit, por që nxitë logjikën dhe interaktivitetin tek nxënësit.

- Advertisement -

“Për shembull, Kosova është një prej vendeve me rrezik shumë të madh në shkolla në krahasim me vendet e tjera. Është një prej vendeve me më së paku të pajisur me kompjuter edhe me teknologji, është një prej vendeve gati të fundit, e katërta prej fundit. Po ashtu ka probleme me autonominë e drejtoreve të shkollave”, tha Gjinovci.

“Testi PISA po thotë që vendet ku kanë përformuar mirë nxënësit zakonisht e kanë të rregulluar në atë mënyre sistemin shkollor që drejtorët kanë shumë kompetenca në punësimin e arsimtarëve, si rrjedhojë e rezultatit janë ma të mira se ka njerëz konkretë që i shtyn tërë kohën shkollën me performu sa më mirë. Dhe problemi që na e dimë Kosovë është analfabetizmi në mesin e mësimdhënëseve dhe arsimtareve duheni me ditë që nëse kemi pafund analfabetë nëpër shkolla që janë si arsimtar, si mësues, nuk mundet prodhimi i tyre me qenë tjetër veçse nxënës siç është rasti ynë 83% të nxënësve tonë nuk dinë me lexu, pra e lexojnë tekstin nuk kuptojnë çka po thotë teksti”, tha ai.

Ai tha se sektori i arsimit gjendet në “fund të pusit” dhe se kjo çështje duhet që të trajtohet me urgjencë nga ana e qeverisë.

“Unë mendoj që ka ardhur koha me u mbledh shumë seriozisht, me pranu që jemi në fund të pusit, për me ndryshu gjendjen. Për sa kohë Qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë tendenca për me mohu rezultatin negativ, kanë tendenca për me thënë që nuk duhet gjithçka me këqyr negativisht, kjo tregon se nuk e kemi nijet me u përmirësu. Kosova ka numër alarmant të njerëzve që nuk dinë me lexu, që është 83%. Nuk po hi te matematika, edhe te shkenca, se kjo mandej është veç luks për një vend si na. Djemtë nuk din me lexu 86%, vajzat nuk din me lexu 79%, pra kemi mbi 15-vjeçarë tash, 83% prej të cilëve nuk dinë me lexu”.

“Nga këta njerëz, ne presim që kanë me përvetësu profesione edhe kanë me krye punë në të ardhmen për me i shërbye shoqërisë. Me këto rezultate mund të ju them që jemi tërësisht të pasigurt me jetu në Kosovë. Nëse kjo nuk është alarm i mjaftueshëm për një kryeministër dhe për një qeveri unë nuk e di çka është”, tha ai. /EkonomiaOnline/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

21 inspektorë për 23 mijë mësues

Performanca e punës së mësimdhënësve në Kosovë është në duart e një numri të...

Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore – Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?

Raporti i dalë nga puna e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të...

Ky qytet mban rekord për numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri

Tirana ka numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri, me rreth 9,627 persona....

ZANATET: 57.8% e nxënësve në shkollat profesionale, gjejnë punë pas diplomimit

Qeveria do t’i japë më shumë fokus nxitjes së të rinjve drejt arsimit profesional...