E hënë, 24 Shkurt, 2025

Rron Gjinovci: Qeveria është dashur nga janari t’i nisë procedurat për librat

- Advertisement1-

Aktivisti Rron Gjinovci ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është dashur t’i nisë procedurat për blerjen e teksteve shkollore, pasi siç tha ai, pritjet nëpër librari po bëhen për shkak të periudhës së shkurtër për furnizim.

Sipas Gjinovcit, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është dashur të gjejnë zgjidhje sa më parë, “e jo të tregojnë kur iu është kujtuar problemi”.

- Advertisement -

“Prej janarit kur ka mundur të nisë procedura për blerjen e librave, kësaj qeverie iu ka kujtuar në gusht. Kjo Qeveri çdo situatë e bën të duket jonormale. Detyrë e saj (ministres Nagavci) dhe e kryeministrit nuk është të na tregojnë kur iu është kujtuar, por vetëm të zgjidhin problemin”, u shpreh ai.

Gjinovci theksoi se Qeveria i ka marrë 50.2 për qind të votave në zgjedhje “për të shkëlqyer në qeverisje”. / KOHA

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...