E diel, 23 Shkurt, 2025

Rron Gjinovci: Prindërit pak të përfshirë në jetën e nxënësve

- Advertisement1-

Aktivisti Rron Gjinovci ka kritikuar qasjen e Këshillit të Prindërve të Kosovës që të mërkurën kërkoi pezullimin e Testeve të arritshmërisë dhe maturës për shkak të kopjimit. Sipas Gjinovcit, me këtë kërkesë, prindërit “nuk e dinë cila është më e mira për të ardhmen e fëmijëve”.

“Prindërit, fëmijët e të cilëve kanë dalë 76 për qind analfabetë funksionalë, besoj janë po ashtu analfabetë funksionalë. S’besoj që e dinë cila është më e mira për të ardhmen e tyre edhe pse presupozohet ta dinë. Këto reagime të papjekura janë shqetësuese. Tregon se fëmijët janë në duar të gabuara, prindi që shqetësohet për emocionet e fëmijës e jo të ardhmen e tij, është problem sepse po e edukon keq. Me siguri janë këso prindër që kanë dëgjuar se s’ka në Finlandë teste. Por s’duan ta kuptojnë se s’jemi Finlandë e as nuk kemi si atje. Tregon se janë pak të përfshirë në jetën e vërtetë të nxënësve”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Pupovci: Problemi i kopjimit nga nxënësit buron nga mentaliteti i shoqërisë

- Advertisement -

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....