- Advertisement -
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se shtesat për fëmijë, nisur nga ky muaj, do të ekzekutohen me rritje prej 50% për rreth 400 mijë fëmijë, shkruan AlbanianEducation.net.
- paragrafi 1 -
Postimi nga ministri në detyrë i Financave:
Dje u procesua grupi i parë i pagesës së njëhershme prej 100 eurove për rreth 50 mijë studentë.
Kurse nga ky muaj, pra nga java e ardhshme, edhe pensionet që ishin 120 euro do të rriten në 150 euro, ku përfitues janë rreth 200 mijë pensionistë.
Njësoj edhe shtesat për fëmijë, nisur nga ky muaj, do të ekzekutohen me rritje prej 50% për rreth 400 mijë fëmijë .
Qeveria për të gjithë!