E diel, 23 Shkurt, 2025

Rritja e rasteve me coronavirus, paralajmërohet përfundimi i gjysmëvjetorit të parë më herët

- Advertisement1-

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollor mund të përfundojë më herët se që është i paraparë me kalendarin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 

Zemaj ka pohuar se kjo do të bëhet për të lehtësuar situatën me gripin sezonal dhe COVID-19.

- Advertisement -

“Sot do të ulemi pasdite, kemi marrë edhe raportet e IKSHPK-së për gjendjen dhe situatën epidemiologjike në gjithë Kosovën. Do të shohim për mbarëvajtjen e aktiviteteve shkollore, po insistojmë të shkurtohet gjysmëvjetori i parë, sigurisht besojmë se brenda dy javësh duhet të kryhen notimet e nxënësve dhe ta lehtësojmë këtë pjesën me gripin sezonal edhe me COVID-19”, ka thënë Zemaj para mediave.

Ndryshe, trendi i rritjes së rasteve me coronavirus në Kosovë është duke vazhduar. Në 24-orët e fundit janë konfirmuar 626 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkruar mbi  një mijë.

Nga 13 nëntori në fuqi kanë hyrë edhe masat e reja kufizuese, ku komunat janë kategorizuar sipas numrit të personave të infektuar me coronavirus.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....