Rritja e numrit të nxënësve në Fushë Kosovë, 19 paralele të reja

- Advertisement -

Derisa në komunat tjera për çdo vit bie numri i nxënësve nëpër shkolla, kështu nuk po ndodhë edhe në komunën e Fushë Kosovës, pasi në këtë komunë për çdo vit ka rritje të numrit të nxënësve.

- paragrafi 1 -

Komuna e Fushë Kosovës ka nis përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, derisa javë më parë është hapur edhe konkursi për pranimin e 19 arsimtarëve klasor.

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Samir Shahini thotë se për shkak të rritjes së numrit të nxënësve, është planifikuar ndërtimi i një shkollë të re.

Ai për KosovaPress, tha se hapja e konkursit për 19 mësimdhënës është përgatitje e fillimit të vitit të ri shkollor për 19 paralele.

“Ky konkurs është përgatitje për vitin e ri shkollor për përballjen me rritjen e numrit të nxënësve. Ne këtë procedurë e realizojmë tash e sa vite, realisht prej fillimit të rritjes së popullsisë në komunën tonë, thuajse çdo vit kemi shpallur pozita, sidomos për mësimdhënës klasor.

- Advertisement -

Këtë vit sipas përgatitjeve tona janë 19 paralele të reja të mësimit klasor 1 deri në 5, që hapen kryesisht në qytet, pra në të gjitha shkollat e qytetit në total janë 19 paralele të reja dhe proporcionalisht janë shpallur edhe 19 pozita për mësimdhënës klasor. Në vazhdimësi do të shpallen edhe pozitat e tjera për mësimdhënës lëndor por edhe për staf tjetër për pjesën e stafit profesional dhe administrativ, do të kemi pozita. Sigurisht që do të hapen edhe për psikologë, sekretarë dhe një zëvendësdrejtor”, tha ai.

Shahini shtoi se me rritjen e numrit të nxënësve duhet të shtohen edhe punët administrative, si dhe të atyre të mirëmbajtjes nëpër shkolla.

“Ky konkurs e lehtëson sepse përfundimisht e ndalon rritjen e numrit të nxënësve mbi dyzet në klasë të ndara. Ky është synimi të ndalohet numri i rritjeve të nxënësve dhe pastaj edhe në ciklin nga 1 deri në 6 dhe 9, pra në mësimin e mesëm të ulët. Kjo është e para, e dyta kjo rritje duhet të përcillet edhe në pjesë tjetër të stafit, nënkuptohet përtej mësimdhënësve duhet të shtohen punët administrative, shtohen punët e mirëmbajtjes të shkollave dhe proporcionalisht janë shpallur 9 vende për punëtorë të mirëmbajtjes, mirëpo do të ketë edhe të tjera pozita administrative dhe profesionale në vazhdimësi”, thotë ai.

Në komunën e Fushë Kosovës fluksi më i madh i personave që shpërngulen janë nga komuna e Prishtinës, ajo e Drenasit dhe nga Shqipëria. /Kp/