E mërkurë, 22 Janar, 2025

Rritet me 50% rimbursimi për transportin e nxënësve

- Advertisement1-

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh.

Në një deklaratë për mediat, Evis Kushi bëri të ditur se u miratua vendimi për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve, të cilët banojnë mbi 2 kilometra larg shkollës.

- Advertisement -

Madje ajo tha se nga kjo VKM përfitojnë mësuesit, punonjësit psiko-social dhe rojet në shkolla.

“Lajmi i parë i mirë është bonusi prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit”.

Sipas ministres Kushi, ky ndryshim do të reduktojë më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, pasi deri tani dërgimi i tyre drejt shkollave qendër, ku mësohet në kushte më të mira dhe me mësues profili, ka qenë i vështirë për shkak të problemeve të transportit.

Një tjetër lajm i mirë është se tashmë përfitues të shërbimit të transportit nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre”, tha Kushi.Ajo u shpreh ndër të tjera se, kjo VKM do të minimizojë problemet që lidhen me transportin e nxënësve dhe punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Majlinda Lipo – 35 vite kontribut në arsim

Majlinda Lipo, mësuese e TIK në Gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë, ka një karrierë...

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...