Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar sa nga muaji korrik pagat për zyrtarët publikë do të rriten për 55 euro.
Kurti tha se rritja e parë prej 55 eurosh ishte bërë në janar, ndërsa e dyta do të zbatohet nga muaji i ardhshëm.
“Pagat rriten dy herë nga 55 euro për të kompletuar rritjen 110 euro. Rritja e parë ka filluar në janar, dhe tjetra nga muaji korrik. Sot marrim vendimin për ndarjen buxhetore që të mbulohet kosto e kësaj rritje. Zbatimi nga muaji i ardhshëm, pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë publikë do të jenë 110 euro më të larta sa ishin në dhjetor”, tha ai në mbledhjen e Qeverisë.
Kryeministri në detyrë theksoi se paga mesatare do ë arrijë në 865 euro në muaj dhe se “kjo paraqet një rritje prej 46.1% krahasuar me pagën mesatare të vitit 2019”.