E diel, 24 Nëntor, 2024

Rrahman Jasharaj: Testimi me shkrim i mësimdhësve është degradues, më mirë të inspektohen

- Advertisement1-

Kohëve të fundit në Kosovë ka diskutime të shumta rreth çështjes se a duhet të testohen mësimdhënësit e punësuar apo jo. Vazhdimisht SBASHK-u është shprehur kundër kësaj ideje.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, në një prononcim për portalin Shkollor Albas ka bërë të ditur se testimi me shkrim për punëtorët e arsimit është degradues.

- Advertisement -

Ai ka një ide se si do të ishte më mirë të veprohej për këtë rast:

“Ata janë testuar, pyetur dhe kanë marrë diploma dhe dëshmi se janë të përgatitur për sistemin arsimor. Ide më e mirë do të ishte në qoftë se mësimdhënësve do t’u shkohej në orë me inspektorë profesionalë për t’i parë si po punojnë, arritjet por edhe të metat, sepse nuk ka orë ideale. Pastaj inspektori do të këshillonte mësimdhënësit duke i treguar se ku është i shkëlqyeshëm dhe ku ka nevojë të ndërrojë metodën e mësimdhënies. Po të ndodhte kjo, inspektori do të bënte raport dhe për secilin mësimdhënës do të caktonte nevojat e tij/saj për trajnime. Në këtë mënyrë nuk do t’i lodhnim mësimdhënësit me qindra trajnime.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...