Rrëzohet fëmija 4-vjeçar nga shkallët e një klinike në QKUK, merr lëndime trupore

- Advertisement -

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës është deklaruar lidhur me raportimet për rrëzimin e një fëmijë nga shkallët e një prej klinikave të QKUK-së.

- paragrafi 1 -

Nga SHSKUK u theksua se rasti ka ndodhur derisa një prind po vizitonte një të afërm në objektin e klinikave kirurgjike, ku kishte me vete dhe fëmijën e moshës rreth 4 vjeçare, i cili ka rrëshqitur në shkallë.

- Advertisement -

“Ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë, duke i ofruar tretmanin e nevojshëm mjekësor fëmijës, i cili pastaj është dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën Emergjente, ku edhe po merr trajtimin e mëtejmë mjekësor”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.