E hënë, 24 Shkurt, 2025

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

- Advertisement1-

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë, e cila kishte si temë rrezikun nga dezinformatat dhe lajmet e rreme.

Gjatë ligjëratës, nxënësve u është folur për natyrën e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, grupet e targetuara të këtyre lajmeve dhe rëndësinë e verifikimit të informacionit.

- Advertisement -

🗣Pjesë e ligjëratës ishte edhe diskutimi me nxënësit, të cilët shprehën mendimet e tyre lidhur me këto fenomene si dhe sfidat me të cilat janë përballur me lajme të tilla.

Gjatë ligjëratës një theks i veçantë iu kushtua edhe parandalimit të lajmeve të rremë dhe dezinformatave dhe mënyrës së verifikimit të tyre.

Nxënësve u është shpërndarë nga një broshurë përmbledhëse për temën e përgatitur nga Çohu!

Paraprakisht, nxënësit plotësuan edhe një anketë, qëllimi i secilës është të vlerësohen njohuritë e përgjithshme të tyre për këtë temë. 💡📰

Kjo ligjëratë është realizuar në kuadër të projektit me Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës – Press Council of Kosovo dhe do të vazhdojë edhe në 13 shkolla të mesme të komunave të ndryshme të Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...