Në përfundim të vitit 2025, portali AlbanianEducation.net ka përzgjedhur “Mësuesja e Vitit 2025” përmes një ankete të zhvilluar me lexuesit e saj, duke i dhënë zë komunitetit arsimor dhe publikut të gjerë në vlerësimin e figurës së mësuesit.
Anketa u realizua në faqen zyrtare të Facebook-ut të portalin AlbanianEducation.net, ku lexuesit u ftuan të shkruanin në komente emrin e mësuesit që, sipas tyre, meriton këtë vlerësim për kontributin, përkushtimin dhe ndikimin në arsim.
Pas numërimit të komenteve, redaksia e AlbanianEducation.net shpalli mësuesen Rrezrta Dushi si fituese të këtij vlerësimi për vitin 2025.
Në komentet e tyre, lexuesit e përshkruajnë mësuesen Rrezarta si frymëzuese, dhe gjithmonë të përkushtuar ndaj nxënësve.
Si shenjë mirënjohjeje për këtë vlerësim, AlbanianEducation.net do t’i ndajë mësuese Rrezarta një certifikatë, e cila simbolizon vlerësimin e komunitetit dhe respektin për kontributin e tij në fushën e arsimit.
Ky vlerësim synon të promovojë modelet pozitive në arsim dhe të evidentojë punën e palodhur të mësuesve, të cilët mbeten një nga shtyllat kryesore të shoqërisë.
Redaksia e AlbanianEducation.net uron mësuesen Rrezrta për këtë mirënjohje të merituar dhe falënderon të gjithë lexuesit për pjesëmarrjen aktive në anketë. /AlbanianEducation.net/.