Rrezarta Agushi nga Kosova diplomon master në Suedi

- Advertisement5 -

Ambasada e Kosovës në Stokholm ka bërë të ditur se Rrezarta Agushi ka përfunduar studimet master në Dizajnin Arkitektonik të Ndriçimit në Institutin Mbretëror të Teknologjisë – KTH Royal Institute of Technology në Suedi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se pas këtij suksesi akademik, Rrezarta do të fillojë një praktikë profesionale në Odën Ekonomike Nordike në Kosovë, përmes programit të Instituti Suedez SI.

- Advertisement - M1

Postimi i Ambasadës:

🎓 Edhe një histori suksesi 📚

Rrezarta Agushi ka përfunduar studimet master në Dizajnin Arkitektonik të Ndriçimit në Institutin Mbretëror të Teknologjisë – KTH Royal Institute of Technology në Suedi.

- Advertisement - m2

Pas këtij suksesi akademik, Rrezarta do të fillojë një praktikë profesionale në Odën Ekonomike Nordike në Kosovë, përmes programit të Instituti Suedez SI.

Ky është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe punës së palodhshme të të rinjve nga Kosova, të cilët përmes arsimit cilësor dhe mundësive profesionale po ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe po forcojnë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Rrugëtimi i Rrezartës pasqyron vlerën e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave mes dy vendeve, duke dëshmuar se investimi në arsim dhe zhvillim profesional kontribuon në afrimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve Kosovë–Suedi.

g

Shqip | English