E diel, 23 Shkurt, 2025

Rreth 500 nxënës vaksinohen në Lipjan kundër koronavirusit

- Advertisement1-

Rreth 500 nxënës në Komunën e Lipjanit janë vaksinuar deri me tash kundër pandemisë COVID-19. Ky proces do të vazhdojë edhe gjatë kësaj jave nëpër shkolla të ndryshme të fshatrave.

Drejtoresha për Shëndetësi në Komunën e Lipjanit, Merita Bytyqi, ka thënë se deri më tash nxënësit u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për vaksinim.

- Advertisement -

“Deri më tash nuk e kemi pasur asnjë komplikim apo ndonjë efekt anësor. Shpresojmë që kësaj thirrje t’i bashkohen edhe shumë nxënës të tjerë për shëndet më të mirë dhe mirëqenie siç edhe e meritojnë vet ata”, ka thënë Bytyqi, shkruan koha.

Ndërkohë gjatë vaksinimit të nxënësve në shkollën Fillore “17 Shkurti” në fshatin Gllogovc, të hënën ishte e pranishme edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Lipjanit, Elmaze Behluli. Ajo ka thënë se vaksinimi po vazhdon me rregull, andaj gjatë ditëve në vazhdim do të vazhdojnë edhe nëpër shkolla të tjera.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....