Rreth 50 studentë dhe të diplomuar të Universitetin e Pejës u certifikuan në trajnimin “Orientim në Karrierë”

- Advertisement -

Gjatë dy javëve të fundit, rreth 50 studentë dhe të diplomuar të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë morën pjesë aktive dhe u certifikuan me sukses në trajnimin “Orientim në Karrierë”.

- paragrafi 1 -

Ky trajnim u organizua nga Zyra për Zhvillim të Karrierës e UHZ-së në bashkëpunim me organizatën Syri i Vizionit, me mbështetjen e GCERF, në kuadër të projektit “E ardhmja Kohesive”.

- Advertisement -

Qëllimi i trajnimit ishte përgatitja e të rinjve për sfidat e tregut të punës, ofrimi i udhëzimeve për zhvillim profesional afatgjatë dhe inkurajimi i tyre për të eksploruar më tej aftësitë dhe mundësitë personale.

Pesë temat kryesore që u trajtuan gjatë këtij programi ishin:

  • Orientimi në Karrierë
  • Mendimi Kritik dhe Media
  • Digjitalizimi
  • Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm
  • Ndërmarrësia

Pjesëmarrësit u pajisën me njohuri praktike dhe strategji për orientim profesional, rritjen e aftësive të tyre dhe ndërtimin e një karriere të qëndrueshme.