Sot po mbahen Garat e Diturisë në Prishtinë, një aktivitet i rëndësishëm arsimor që ka mbledhur rreth 300 nxënës me synim promovimin e konkurrencës së shëndetshme në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.
Garat zhvillohen në tetë fusha të dijes: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Gjuhë angleze, Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Histori dhe Gjeografi, si dhe në gjuhën turke për nxënësit e komunitetit turk.
Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit:
Sot po mbahen Garat e Diturisë, një aktivitet i rëndësishëm arsimor që ka mbledhur rreth 300 nxënës nga shkollat e komunës sonë, me synim promovimin e konkurrencës së shëndetshme në arsim.
Garat zhvillohen në tetë fusha të dijes: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Gjuhë angleze, Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Histori dhe Gjeografi, si dhe në gjuhën turke për nxënësit e komunitetit turk, duke u ofruar nxënësve mundësinë të dëshmojnë njohuritë dhe përkushtimin e tyre akademik. 📚🎓
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arianit Elshani, u ka uruar nxënësve shumë suksese në garë, duke theksuar rëndësinë e dijes, përpjekjes dhe përfaqësimit dinjitoz të shkollave të tyre.
DKA falënderon të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe organizatorët për angazhimin dhe kontributin në realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm arsimor. 🌟👏