E diel, 23 Shkurt, 2025

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

- Advertisement1-

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve të shkollave të mesme të ulta si rezultat i një sfide të rrezikshme në rrjetin social “TikTok”.

Nga hëna kur u bënë të ditura rastet e para nga Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumonva-Baçi, e deri më sot janë konfirmuar 19 raste të vetëlëndimit të nxënëseve.

- Advertisement -

Ajo ka konfirmuar se tashmë është ndaluar përdorimi i telefonave në shkolla.

Ajo ka thënë se dje shkolla “Zekeria Rexha” ka marrë gjitha masat e nevojshme për kontroll brenda shkollës, ku është mbajtur mbledhje me prindër, ndërsa prezent kanë qenë edhe Policia e Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.

Gjithashtu është sqaruar që telefonat për asnjë arsyetim nuk lejohen më në shkollë.

Njoftimi i drejtoreshës së arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi.

Shembulli i mirë pas situatës së krijuar 👇
SHFMU “Zekeria Rexha” ka marrë gjitha masat e nevojshme për kontroll brenda shkollës si më poshtë:

*Ditën e hënë dhe të martë, janë kontrolluar gjithë nxënësit (sidomos vajzat) për të hulumtuar rreth pjesëmarrjes në lojën e vetëlëndimit.

- Advertisement -rrrrrrr

*Ka informuar institucionet relevante si DKA dhe Policinë e Kosovës, duke dorëzuar raport për gjendjen pas kontrollimit.

*Psikologu i shkollës ka diskutuar dhe bashkëpunuar me shumë prindër rreth kësaj dukurie.

*Ditën e martë në mesditë është mbajtur mbledhje urgjente më stafin mësimdhënës, teknik dhe menaxherial për të treguar për pasojat e lojës dhe detyrat e radhës.

*Ditën e mërkurë janë mbajtur mbledhjet urgjente me prindër me prani edhe të policisë dhe janë njoftuar prindërit për lojën e rrjeteve sociale si vetëlëndim te vajzat dhe ngulfatja tek djemtë.

Gjithashtu është sqaruar që telefonat për asnjë arsyetim nuk lejohen më në shkollë.

Dhe nga e mërkura:

⛔️ Nuk do të ketë më posedim të telefonit ✅️dyert e klasëve gjatë pushimit ndërmjet orëve të jenë të hapura për tu parë nxënësit nga kujdestarët e ditës.

✅️Kontrollat do të vazhdojnë çdo ditë dhe mbrojtja e fëmijëve tanë është detyrë e jona.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...