Rreth 2 mijë studentë do të përfitojnë bursa nga 1 mijë euro – DETAJET

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar për të gjitha bursat që do të ndahen për studentët, shkruan AlbanianEducation.net.

Ajo ka thënë se gjithsej 1978 studentë do të jenë përfitues nga 3 skema të ndryshme, secili nga ta përfitojnë nga 1 mijë euro.

Njoftimi: 
Vazhdon përkrahja e jashtëzakonshme për studentët
📌Gjithsej 1978 studentë përfitues nga 3 skema të ndryshme. Secili nga ta përfitojnë nga 1 mijë euro.
1️⃣ Bursa elitare, gjithsej 1855 përfitues:https://masht.rks-gov.net/vendim-per-perfituesit-e…/.
2️⃣Bursa për studentët me aftësi të kufizuara në nivelin bachelor dhe master në universitetet publike, gjithsej 20 përfitues: https://masht.rks-gov.net/vendim-per-perfitues-te…/.
3️⃣Bursa për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, gjithsej 103 përfitues: https://masht.rks-gov.net/vendim-per-perfituesit-e…/.
📌Urime dhe shumë suksese!