Rreth 18 mijë mësimdhënësve në Maqedoninë e Veriut i vonohen pagat — paralajmërohet grevë

- Advertisement5 -

Rreth 18 mijë punonjës në shkollat fillore ende nuk i kanë marrë pagat e muajit janar.

- paragrafi 1 -

Nga sindikata më e madhe reprezentative e arsimit (SASHK) e konfirmojnë vonesën, por thonë se kanë marrë sigurime se kjo ka ndodhur për shkaqe objektive.

- Advertisement - M1

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, deklaroi se Ministria e Arsimit i ka dorëzuar listat me kohë, por vonesat janë krijuar në Ministrinë e Financave, nga ku janë premtuar se pagesat do të lëshohen gjatë ditës së sotme.

​Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka njoftuar shkurt se urdhërpagesat janë në proces përpunimi dhe do të realizohen përmes Thesarit.

Mirëpo, Sindikata e Pavarur e Arsimit ka reaguar ashpër ndaj kësaj papërgjegjësie, duke theksuar se ky problem po përsëritet shpesh.

- Advertisement - m2

Kryetari i kësaj sindikate, Tomisllav Gievski, paralajmëroi se do të fillojnë grevë nëse vazhdon kjo praktikë e shkeljes së të drejtave të punëtorëve. Në sektorin e arsimit janë të punësuar gjithsej rreth 30 mijë persona.