Rreth 16 mijë nxënës në shkollat profesionale

- Advertisement -

Rreth 16 mijë nxënës të shkollave profesionale nisin sot vitin e ri arsimor.

- paragrafi 1 -

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u ka uruar suksese nxënësve të shkollave profesionale në të gjithë vendin.

- Advertisement -

Një urim të veçantë, Gonxhja ka përcjellë për mbi 4,200 nxënësit e klasës së 10-të, të cilët për herë të parë nisin rrugëtimin drejt profesionit të tyre.

Edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka uruar të gjithë nxënësit që sot hapet një kapitull i ri me nisjen e vitit të ri shkollor

Denaj ka uruar suksese për çdo hap në rrugën e dijes, veçanërisht për të rinjtë që kanë zgjedhur shkollat profesionale si garanci për të ardhmen e tyre.

- Advertisement -

“Me programe të kombinuara mes teorisë dhe praktikës, shkollat profesionale bujqësore përgatisin brezin e ri për tregun e punës në bujqësi, veterinari dhe teknologji ushqimore”, thekson ministrja.

Ndërkohë regjistrimet për klasën e 10-të në arsimin profesional janë të hapura deri më 30 shtator, përmes portalit e-Albania.