E diel, 24 Nëntor, 2024

Rreth 100 mijë të rinj pa punë, shkollë e trajnime

- Advertisement1-

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ditë më parë ka bërë të ditur se mbi 740 mijë persona në vend janë ekonomisht joaktivë, që nuk janë në punë dhe aktualisht nuk janë të regjistruar në ndonjë nga zyrat shtetërore që kërkojnë punë. Nga të dhënat që i përkasin periudhës së tremujorit të parë të vitit 2022, më shqetësuese mbetet numri prej 100 mijë prej tyre të moshës nga 15 deri në 24-vjeç, që përpos se janë të papunë, nuk janë as në shkollë dhe nuk ndjekin trajnime profesionale.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se janë mbi 1.2 milionë qytetarë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë.

- Advertisement -

Nga komuniteti i biznesit, thonë se qytetarët e cilësuar në masë të madhe si pasivë nuk regjistrohen për të kërkuar punë për shkak se këto institucione nuk kanë arritur që t’iu përgjigjen kërkesave të tyre, ndërsa ndryshe nga vendet e tjera, as nuk kanë ndonjë mbështetje financiare gjatë kohës së pritjes për punësim.

Duke folur për numrin prej rreth 100 mijë të rinjsh, kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha thotë për KosovaPress se të njëjtit mbahen nga familja dhe nuk kanë bërë ndonjë kërkesë që të kyçen në tregun e punës.

“Sipas metodologjisë, ASK publikon në baza të rregullta tremujore rezultatet e anketës së fuqisë punëtore dhe klasifikimi i popullsisë nga popullsia e përgjithshme konsiderohet të ajo që nuk hyn në kontingjentin e fuqisë punëtore ose njerëzit fuqi punëtore që janë prej moshës 0 deri në moshën 15-vjeç dhe mbi moshën 65-vjeçare. Kur shikohet kjo, personat joaktivë dhe ata që nuk kërkojnë punë konsiderohen në Kosovë që gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ishte një shifër mbi 740 mijë persona, nga këta janë 98 mijë e 271 të rinj.”, thekson Berisha.

Berisha derisa rendit disa nga faktorët që ndikojnë që një pjesë e madhe e të rinjve janë pa punë, shkollë e trajnime, pranon se numri i personave që nuk kërkojnë punë është duke u rritur.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka vlerëson se roli i trupave që ofrojnë mundësi punësimi është zbehur.

Zeka thotë se pavarësisht se ka kërkesë të madhe për punëtorë në sektorin privat, ka një boshëllëk të disponueshmerisë së fuqisë punëtore.

- Advertisement -rrrrrrr

Shifra e lartë e të rinjve pasivë konsiderohet rrezik për vendin, thotë kryetari i Bashkimit te Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Hykolli thotë se duhet që institucionet të kenë një qasje serioze ndaj këtij fenomeni.

Mes tjerash, Hykolli shton se si BSPK vazhdimisht janë në kontakt me të punësuarit dhe po mundohen që t’u ofrojnë kushtet elementare që të rinjë të duan t’i shërbejnë këtij vendi.

Kujtojmë se, para disa muajve, qeveria ka krijuar platformën “Superpuna” që nënkupton një pagesë të garantuar prej shtetit 264 euro bruto për 6 muaj, ku kompanitë hapin shpalljet dhe të rinjtë aplikojnë. /Kp

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Më 28 Nëntor bëhet promovimi i Shoqatës ILIRIADA dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Antwerp të Belgjikës

Shoqata Shqiptare ILIRIADA në Antwerp të Belgjikës më 28 Nëntor do të bëjë promovimin...

Mësuesja Lena Pemati del ne pension: Nëse ligji do e lejonte do të doja të isha ende pranë nxënësve

Lena Pemati ka dhënë mësim prej 28 vitesh dhe tashmë ka dalë në pension,...

Pensionohet Profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit

Është pensionuar profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit, pas më shumë se 40...

Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të enjten organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e...